×
  • Lajme
  • Botë

    “Babai i bombës iraniane”, shkencëtari ekzekutohet pranë Teheranit

    Reporteri
    27 Nëntor 2020 | 16:58

    Është vrarë pranë Teheranit shkencëtari më i lartë bërthamor i Iranit Mohsen Fakhrizadeh. Ky lajmë është konfirmuar nga ministria e mbrojtjes së Iranit. Mësohet se Fakhrizadeh humbi jetën në spital pasi u sulmua në qarkun Damavand.


    Agjencitë iraniane të lajmeve thanë se sulmuesit synuan të sulmojnë fillimisht makinën e tij me bombë para se të qëllonin në të. Agjencitë perëndimore të inteligjencës e konsideronin atë si organizatorin e programit sekret të Iranit për armët bërthamore dhe përshkruhej si “babai i bombës iraniane”.

    Lajmi për vrasjen vjen mes shqetësimeve të reja për sasinë e rritur të uraniumit të pasuruar që Irani po prodhon. Uraniumi i pasuruar është një komponent jetësor si për prodhimin civil të energjisë bërthamore ashtu edhe për armët bërthamore. Irani këmbëngul se programi i tij bërthamor është ekskluzivisht për qëllime paqësore.

    Midis 2010 dhe 2012, katër shkencëtarë bërthamorë iranianë u vranë dhe Irani ka akuzuar Izraelin si shkaktar të vrasjeve. Emri i Fakhrizadeh u përmend në prezantimin e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu rreth programit bërthamor të Iranit në maj 2018

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!