×
  • Lajme
  • Botë

    Bashkimi Evropian zgjeron sanksionet kundër regjimit të Asadit

    Reporteri
    18 Shkurt 2020 | 7:24

    Bashkimi Evropian (BE) në listën e sanksioneve që zbaton kundër regjimit të Bashar al-Asadit në Siri ka vendosur të shtojë 8 biznesmenë dhe 2 kompani.


    Në një deklaratë nga Këshilli i BE-së thuhet se lista e sanksioneve ndaj regjimit të Asadit dhe mbështetësve të tij është zgjeruar.

    Më tej theksohet se në listën e sanskioneve janë shtuar 8 biznesmenë dhe 2 kompani, sepse ata zhvillonin projekte që sigurojnë përfitime të drejtpërdrejta për regjimin e Asadit mbi territoret e qytetarëve të zhvendosur në Siri.

    Në kuadër të sanksioneve është rritur në 71 numri i kompanive dhe në 277 numri i personave ndaj të cilëve zbatohen ndalesa të udhëtimeve dhe që u janë ngrirë pasuritë.

    Sanksionet e BE-së kundër Sirisë përfshijnë kufizime të investimeve, embargon e naftës dhe pengimin e eksporteve për pajisjet teknike dhe teknologjike të cilat mund të përdoren për të ushtruar presion ndaj popullatës.AA

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!