×
  • Lajme
  • Botë

    BBC: Vendet e pasura po bllokojnë vaksinat për shtetet në zhvillim

    Reporteri
    20 Mars 2021 | 19:36

    Vendet e pasura, përfshirë Britaninë e Madhe, po bllokojnë propozimet për të ndihmuar vendet në zhvillim të rrisin kapacitetet e tyre të prodhimit të vaksinave, sipas dokumenteve të siguruara nga transmetuesi publik britanik BBC Newsnight.


    Disa prej vendeve në tranzicion i kanë kërkuar Organizatës Botërore të Shëndetësisë ndihma për vaksinat, por vendet e pasura si Shtetet e Bashkuara, Britania e Bashkimi Evropian nuk e kanë lejuar këtë gjë pasi po mbështeten në një ligj ndërkombëtar.

    Një zëdhënës i qeverisë britanike ka thënë se një pandemi globale kërkon një zgjidhje globale dhe Britania po udhëheq, duke ndihmuar përpjekjet për të siguruar akses të barabartë në botë tek vaksinat anti-COVID dhe trajtimet ndaj saj.

    Ai pretendon se Britania e Madhe është një nga donatorët më të mëdhenj në përpjekjet ndërkombëtare për të siguruar mbi një miliard doza të vaksinës në vendet në tranzicion brenda këtij viti.

    Shumë ekspertë kanë thënë se aksesi i barabartë tek vaksinat është thelbësor për të parandaluar rastet dhe viktimat dhe për të kontribuuar në imunitetin global, duke parë ”aftësinë” e disa shteteve që janë në zhvillim për të siguruar vaskina dhe ilaçe për t’u përballur me pandeminë.

    Kapaciteti global për të prodhuar vaksinat, siç thonë ekspertët, është rreth një e treta e asaj që nevojitet. Nëse edhe në vendet në zhvillim, do të kishte prodhim vaksine, atëherë furnizimi do të ishte më i madh, por vaksinat që prodhohen në vende të pasura, kryesisht mbahen në këto vende.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!