×
  • Lajme
  • Botë

    BE e quan të papranueshëm arrestimin e Navalny, kërkon lirimin e tij

    Reporteri
    18 Janar 2021 | 9:37

    Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel tha sonte se arrestimi i Alexei Navalny pas arritjes në Moskë ishte i papranueshëm dhe bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm të tij.


    Policia ruse arrestoi sot kritikun kryesor të Kremlinit, Alexei Navalny, pas mbërritjes së tij në aeroportin gjerman Sheremetyevo ndërsa po përgatitej të kalonte kontrollin e pasaportave, ka konfirmuar Shërbimi Federal i Burgjeve i Rusisë (FSIN).

    Navalny është shëruar në Gjermani muajt e fundit pasi mbijetoi një helmim.

    Ministri i Jashtëm i Bashkimit Evropian Josep Borrell u bëri thirrje autoriteteve ruse të respektojnë të drejtat e Alexei Navalny dhe kërkoi në Twitter lirimin e tij.

    “Politizimi i sistemit të drejtësisë është i papranueshëm,” tha Borrell.

    Kryeministri polak Mateusz Morawiecki gjithashtu bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm të Navalny dhe i kërkoi BE të përgjigjej për arrestimin e tij.

    “Arrestimi i Navalny është një përpjekje tjetër për të frikësuar opozitën demokratike në Rusi. Një përgjigje e shpejtë dhe e qartë në nivelin e BE është thelbësore. Respektimi i të drejtave të qytetarëve është themeli i demokracisë,” shkroi Morawiecki në Twitter.

    “Unë u bëj thirrje autoriteteve ruse që të lirojnë të arrestuarin menjëherë,” shtoi ai.

    Më parë, Lituania, Letonia dhe Estonia kërkuan lirimin e Navalny dhe reagimin e BE, duke kërkuar gjithashtu futjen e masave kufizuese kundër Rusisë.

    Në gusht 2019, Navalny u dërgua në Gjermani pasi ra në koma në një fluturim nga Siberia. Gjermania dhe vendet e tjera perëndimore pretendojnë se ishte një sulm me agjent nervor, por autoritetet ruse mohojnë çdo përfshirje në çështje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!