×
  • Lajme
  • Botë

    BE hap çështjen e dytë gjyqësore kundër AstraZenecas lidhur me furnizimet e vaksinave

    Reporteri
    11 Maj 2021 | 13:17

    Bashkimi Evropian ka hapur çështjen e dytë gjyqësore kundër AstraZeneca lidhur me furnizimet e vaksinave, transmeton Reporteri.net.


    Siç raporton “The Guardian” Bashkimi Evropian po kërkon që AstraZeneca të dorëzojë të paktën 120 milionë doza të vaksinës së saj anti-covid deri në fund të Qershorit.

    Kështu ka deklaruar avokati që përfaqëson BE-në në hapjen e një çështjes ligjore kundër kompanisë për furnizimet e vonuara.

    AstraZeneca fillimisht kishte rënë dakord me BE-në për të dhënë 300 milionë doza deri në fund të Qershorit, por deri më tani ka dorëzuar vetëm 50 milionë.

    Zyrtarët e njohur me çështjen thanë se procesi gjyqësor është kryesisht procedural, pasi çështja e parë gjyqësore kishte filluar në prill e që do të lejojë Bashkimin Evropian të kërkojë ndëshkime të mundshme financiare. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!