×
  • Lajme
  • Botë

    BE-ja këtë muaj prezenton pasaportën e vaksinës për Covid-19

    Reporteri
    02 Mars 2021 | 11:52

    Brukseli do të paraqesë një projekt-ligj këtë muaj për të krijuar të ashtuquajturën pasaportë vaksinimi, ka njoftuar Presidentja e Komisionit Europian (KE) Ursula von der Leyen.


    Kjo pasaportë që është vendosur të emërtohet Digital Green Pass (Pasaportë Digjitale Jeshile), përfshin detaje të tilla si nëse personi është vaksinuar, rezultatet e mëparshme të testit COVID-19 si dhe deklaratat mjekësore.

    “Digital Green Pass duhet të lehtësojë jetën e europianëve“, deklaroi von der Leyen.

    ”Qëllimi është që t’u mundësojë atyre që në mënyrë graduale të lëvizin të sigurt brenda Bashkimit Europian ose jashtë për punë ose turizëm”.

    Politika shëndetësore është një kompetencë e vendeve të BE-së dhe Komisioni Europian nuk ka shumë për të thënë në këtë fushë të politikave.

    Sidoqoftë, pasaporta e vaksinës do të bazohet në lirinë e lëvizjes brenda territorit të BE, një fushë ku Brukseli ka kompetenca më të mëdha ekzekutive dhe legjislative.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!