×
  • Lajme
  • Botë

    BE u ndalon hyrjen edhe Serbisë dhe Malit të Zi

    Reporteri
    14 Korrik 2020 | 17:29

    Bashkimi Evropian do të heqë edhe Serbinë dhe Malin e Zi nga lista e vendeve që do të lejohen të udhëtojnë në BE, sipas burimeve nga Këshilli Evropian.


    Në listën e vendeve që nuk udhëtonin dot ishin edhe Shqipëria e Maqedonia e Veriut, për shkak të numrit në rritje të rasteve.

    Por Gjermania, e cila ka presidencën e BE-së për gjashtë muajt e ardhshëm, ka propozuar që bllokimi të bëhet dhe për Serbinë e Malin e Zi, sipas Reuters.

    Propozimi i Gjermanisë ka marrë mbështetjen e Francës, Spanjës dhe Holandës.

    Lista mbetet një rekomandim, jo detyrim. Kjo bën që vendet e BE-së do të vendosin vetë nëse duan ta zbatojnë. Deri tani, masat janë marrë në mënyra të ndryshme, sipas vendeve përkatëse.

    Dy vendet e Ballkanit Perëndimor do t’i shtohen listës së vendeve të ndaluara për shkak të nivelit të lartë të përhapjes së virusit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!