×
  • Lajme
  • Botë

    Beben që e bleu nga një adoleshente, tentoi ta transportonte ilegalisht nga Filipinet

    Reporteri
    05 Shtator 2019 | 21:38

    Jennifer Talbot nga Ohio e Shteteve të Bashkuara, që e bleu një bebe nga një nënë adoleshente në Manila të Filipineve, është kapur teksa tentoi ta transportonte ilegalisht duke e mbajtur në krah.


    Gruaja 42-vjeçare kishte kontaktuar nëpërmjet internetit me nënën e fëmijës dhe shkoi ta merrte fëmijës që kishte lindur para gjashtë dite, mirëpo në mënyrë ta paligjshme dhe pa ndjekur asnjë procedurë për adoptim.

    Stafi e ndaluan atë dhe i kërkuan dokumentet e fëmijës derisa ajo nuk kishte se çfarë të tregonte, andaj e ndaluan për ta marrë në pyetje.

    Kur doli para gjykatësit, ajo mbajti kokën ulur dhe vetëm fshinte lotët, ndërsa mbrohej në heshtje derisa i lexoheshin akuzat për transport ilegal.

    Mbi të rëndon dënimi për kidnapim dhe trafik me njerëz, ndërsa mund të akuzohet edhe për mbajtje në kushte të rënda të një fëmije.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!