×
  • Lajme
  • Botë

    Befason Donald Trump, thotë se është “fans i madh” i Erdoganit

    Reporteri
    14 Nëntor 2019 | 8:00

    Presidenti amerikan Donald Trump i ka thurur lëvdata presidentit turk Recep Tayyip Erdogan gjatë një vizite të këtij të fundit në Shtëpinë e Bardhë.


    Një vlerësim i tillë, sipas mediave amerikane, ka ndodhur pavarësisht shqetësimit bipartizan se udhëheqësi turk “po mbjell kaos në Lindjen e Mesme”.

    Sipas USA Today, ndërsa ligjvënësit amerikanë filluan dëgjimet publike për të hetuar ndërveprimet e Trumpit me Ukrainën, presidenti “përqafoi” plotësisht një tjetër çështje që shqetësonte Shtëpinë e Bardhë.

    bëhet fjalë për vendimin e tij muajin e kaluar për tërheqjen e trupave amerikane nga veriu i Sirisë, duke i hapur rrugën operacionit turk në atë vend ditë më vonë.

    Gjithashtu, sipas mediumit në fjalë, pas një serie takimesh, presidenti u tha gazetarëve gjatë një konference shtypi se ai shpreson të ndërmjetësojë një marrëveshje me Turqinë që do të zgjerojë ndjeshëm tregtinë midis dy vendeve.

    Por çfarë u ka “rënë në vesh” gazetarëve, ka qenë një deklaratë e Trumpit, në raport me homologun e tij turk.

    “Unë jam një fans i madh i presidentit”, citohet të ketë thënë Trump për Erdoganin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!