×
  • Lajme
  • Botë

    Bejruti një ditë më pas, një qytet fantazmë

    Reporteri
    05 Gusht 2020 | 16:42

    Një ditë pas shpërthimit të tmerrshëm që tronditi Libanin dhe gjithë botën, Bejruti duket si një qytet fantazmë. Të mbijetuarit kërkojnë për të afërm që kanë mbetur nën rrënoja, ndërsa numri i viktimave raportohet të jetë mbi 100, me mbi 4000 të plagosur.


    Qyteti që dikur njihej si Parisi i Lindjes së Mesme tani ngjason me një gërmadhë gjigante me godina të shembura. Shpërthimi i 2750 tonëve nitrat amoni ishte sa 1/5 e shpërthimit të bombës bërthamore në Hiroshima, raportojnë ekspertë të ndryshëm të sigurisë.

    Deri tani dyshimet janë se një zjarr i rënë në port i vuri flakën një magazine ku ishte vendosur lënda kimike, e sekuestruar nga një anije tjetër më shumë se gjashtë vite më parë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!