×
  • Lajme
  • Botë

    Belgjika formon qeverinë e re pas ngërçit 16-mujor, Alexander De Croo emërohet kryeministër

    Reporteri
    30 Shtator 2020 | 18:01

    Belgjika formoi një qeveri të re të mërkurën, 16 muaj nga zgjedhjet.


    Ministri i përkohshëm i Financave Alexander De Croo u emërua si Kryeministri i ri.

    “Reuters” shkruan se pas disa javësh bisedimesh, shtatë parti ranë dakord të formonin një koalicion për të zëvendësuar administratën e përkohshme të Sophie Ëilmes, e cila u emërua në fillim të pandemisë së coronavirusit në mars.

    Belgjika nuk ka pasur një qeveri të plotë që nga dhjetori i 2018-ës, kur u shemb koalicioni me katër parti.

    Qeveria e De Croo do të fillojë zyrtarisht punën të enjten kur ai dhe kolegët e tij ministra të betohen nga Mbreti Philippe.

    “Ne kemi bërë atë që dukej e pamundur për një kohë të gjatë në vendin tonë, përkatësisht formimin e një qeverie federale”, tha De Croo në një deklaratë të shkurtër për gazetarët.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!