×
  • Lajme
  • Botë

    Betohet kryeministrja më e re në botë

    Reporteri
    10 Dhjetor 2019 | 14:45

    Sanna Marin mori udhëheqjen e Qeverisë së Finlandës, duke u bërë kryeministrja më e re në botë.Marin, 34 vjeçe, u betua të martën para Parlamentit finlandez.

    Deri më tash, ajo ka qenë ministre e Transportit, ndërsa paraprakisht ka shërbyer edhe si deputete dhe zëvendëskryeministre.

    Marin pason Antti Rinnen, i cili, javën e kaluar, dha dorëheqje nga posti i kryeministrit, pasi humbi besimin e një partneri të koalicionit.Marin do të udhëheqë një koalicion të qendrës së majtë midis Partisë së saj Social-Demokrate dhe katër partive të tjera, të gjitha të kryesuara nga gra.Kryeministri i dytë më i ri në botë është ai i Ukrainës, Oleksiy Honcharuk, 35 vjeç.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!