×
  • Lajme
  • Botë

    Bibloteka më e bukur në botë gjendet në Pragë

    Reporteri
    27 Shkurt 2020 | 19:21

    Bibloteka e Klementinum-it, një shembull i hollë i arkitekturës të stilit Barok, është hapur për herë të parë në vitin 1722, si pjesë e Universitetit të Jesuitit.


    Kjo biblotekë ka më shumë se 20 mijë tituj librash dhe është votuar nga lexuesit e saj si një ndër biblotekat më të bukura dhe më të mëdha në botë, transmeton Reporteri.net.

    Afresket e tavanit në këtë biblotekë, janë pikturuar nga Jan Hiebl.
    Në vitin 1781,  drejtori Karel Rafael Ungar, ka themeluar ‘Biblioteca Nationalis’, një koleksion i literaturës çeke.
    Disa nga këta libra të rrallë historic nga ky koleksion, janë dërguar tek Google për t’u skanuar dhe shumë shpejt do jenë në dispozicion të lexohen online në Google Books.

    Ashtu siç është e rralle bibloteka e Pragës, ekziston një thesar i rrallë dhe pak i njohur për të cilin ekzistojnë disa fakte:
    Klementinum dikur ishte kolegji i tretë më i madh jezuit në botë; regjistrimi i motit lokal filloi atje në 1775 dhe kishte vazhduar qysh atëherë; ajo është paraqitur në një roman të shkrimtarit të famshëm në gjuhën spanjolle Jorge Luis Borges.

    Më poshtë mund të shihni disa nga pamjet e kësaj bibloteke:

    /Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!