×
  • Lajme
  • Botë

    Biden dhe Merkel takim në Shtëpinë e Bardhë në Korrik

    Reporteri
    11 Qershor 2021 | 20:07

    Kancelarja gjermane në ikje Angela Merkel do të zhvillojë edhe një vizitë të fundit zyrtare në Shtëpinë e Bardhë përpara zgjedhjeve federale të shtatorit. Lajmi është konfirmuar nga zyra e shtypit të presidentit amerikan Biden ku njoftohet se dy liderët kanë rënë dakord për një takim bilateral që do të zhvillohet në datën 15 korrik.


    “Takimi do të riafirmojë lidhjet e thella bilaterale mes SHBA-ve dhe Gjermanisë dhe do të shërbejë për diskutimin e bashkëpunimit të ngushtë mes ndryshimeve klimatike dhe promovimin e prosperitetit ekonomik dhe sigurisë ndërkombëtare.”- ka thënë zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.

    Takimi me Merkel do të konkludojë një muaj të ngjeshur takimesh me rëndësi ndërkombëtare për presidentin Biden i cili ndodhet në samitin e G7 dhe në datën 16 qershor do të takohet në Gjenevë me Putin, ndërkohë që më pas pritet takim edhe me Erdogan dhe presidentin e Ukrainës.

    Takimi do i shërbejë Shtëpisë së Bardhë si një okazion simbolik për të sinjalizuar ndryshimin e qasjes që Trump që e konsideronte Gjermaninë një rival tregtar dhe në mënyrë famëkeqe refuzoi t’i jepte dorën Merkel gjatë takimit të tyre të përbashkët.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!