×
  • Lajme
  • Botë

    Biden kërkon që Trump të publikojë bisedën me presidentin ukrainas

    Reporteri
    21 Shtator 2019 | 19:07

    Ish-zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden, kandidat demokrat për president në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, ka kërkuar nga presidenti Donald Trump që të bëjë publike bisedën me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy, pas dyshimeve se Trump kishte kërkuar nga ai hetimin e Biden dhe djalit të tij që kishte biznes në Ukrianë, transmeton REL.


    Në një komunikatë të lëshuar të premten, Biden tha se Trump duhet që menjëherë të bëjë publik transkriptin e bisedave dhe pastaj populli do ta gjykojë vetë rastin.

    Shtëpia e Përfaqësuesve është duke hetuar raportimet e mediave ku thuhet se Trump kishte kërcënuar administratën e Zelenskiyt gjatë një bisede telefonike për tërheqje të mbështetjes ushtarake ndaj Ukrainës nëse nuk hetohen Biden dhe djali i tij Hunter Biden.

    Demokratët deklaruan se nëse kjo është e vërtetë, atëherë do të ishte keqpërdorim i pushtetit.

    Pas fillimit të hetimeve të telefonatës mes Trump dhe Zelenskiyt, Shtëpia e Bardhë ka njoftuar javën e kaluar se do të lëshojë 250 milionë dollarë për ushtrinë e Ukrainës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!