×
  • Lajme
  • Botë

    Biden testohet sërish për COVID-19, rezulton negativ

    Reporteri
    24 Tetor 2020 | 22:17

    Kandidati i demokratëve për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka rezultuar përsëri negativ në testin për koronavirus.


    Siç raporton Reuters, Bideni është testuar gjatë së shtunës për të marrë pjesë e fushatën e tij zgjedhore.

    Kundërkandidati i tij, Donald Trump, kishte rezultuar pozitiv me koronavirus muajin e kaluar, ndërsa më pas kishte deklaruar se është shëruar.

    Biden dhe Trump së fundmi kanë mbajtur debatin e radhës për prezentimin e planit të tyre rreth udhëheqjes së SHBA-së.

    Një pjesë e madhe e anketave thonë se Biden ishte fitues i debatit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!