×
  • Lajme
  • Botë

    Biden: Unë kam marrëdhënie të shkëlqyeshme me NATO-n dhe BE-në

    Reporteri
    15 Qershor 2021 | 17:04

    Presidenti  amerikan Joe Biden po kërkon të zbusë tensionet tregtare me aleatët evropianë ndërsa ai kalon ditën e fundit duke u konsultuar me demokracitë perëndimore përpara takimit të tij të shumëpritur me presidentin rus Vladimir Putin.


    Pas një samiti me udhëheqësit e botës së G7 në Mbretërinë e Bashkuar dhe më pas aleatët e NATO-s në Bruksel, Biden u takua të martën me Presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel dhe presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, raporton AP.

    “Unë kam marrëdhënie të shkëlqyeshme me NATO-n dhe BE-në, kam pikëpamje shumë të ndryshme nga paraardhësi im,” tha ai.

    Joe Biden të mërkurën në Gjenevë takohet me homologun rus, Vladimit Putin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!