×
  • Lajme
  • Botë

    Bideni ia beson financat një gruaje, po ashtu edhe komunikimin me Shtëpinë e Bardhë

    Reporteri
    30 Nëntor 2020 | 21:13

    Presidenti i zgjedhur amerikan Joe Biden njoftoi këtë të hënë anëtarët kryesorë të ekipit të tij për sfidat që paraqiten me ekonominë amerikane.


    Ashtu si në ekipin e komunikimit, edhe te Financat udhëheqëse do të jetë një grua. Në krye të ekipit do të jetë ish-shefja e Rezervës Federale, Janet Yellen, e cila do të bëhej gruaja e parë që do të shërbente si sekretare e Thesarit nëse konfirmohet.

    “Ky ekip do të ndihmojë Presidentin e zgjedhur Joe Biden dhe Zëvendës Presidenten Kamala Harris të ndalin rënien aktuale ekonomike amerikane dhe të krijojnë një ekonomi më të mirë, më të drejtë dhe me shanse të barabarta për të gjithë”, tha në një njoftim administrata e ardhshme e Bidenit.

    Së bashku me zgjedhjen e Yellenit si sekretare e Thesarit, Bideni gjithashtu emëroi Neera Tanden si drejtore të Zyrës së Menaxhimit dhe Buxhetit, Ëally Adeyemo, zëvendës sekretar i Thesarit, Cecilia Rouse si kryetare e Këshillit Ekonomik dhe Jared Berstein e Heather Boushey si Këshilltarë Ekonomik.

    “Këto zgjedhje pasqyrojnë angazhimin e presidentit Biden për ndërtimin e një administrate që ngjason me Amerikën, duke u mbështetur në prejardhje të ndryshme dhe përvojat e jetuara të disa prej ekspertëve kryesorë të ekonomisë së kombit tonë,” shkruan në njoftimin e tyre zyrtarë pranë administratës Biden.

    Njoftimi i përzgjedhjeve në kabinetin e Financave vjen një ditë pasi ai emëroi një ekip me të gjitha gra, për të kryesuar komunikimin e Shtëpisë së Bardhë. Drejtoreshë e komunikimit u emërua Kate Bedingfield.

    Ndërkohë, kanë filluar edhe përgatitjet për 20 janarin, kur do të inaugurohet presidenti Biden dhe zv. Presidentja Kamala Harris.

    Bideni ka emëruar presidentin e Universitetit Shtetëror të Delawareit, Tony Allen, për të shërbyer si drejtues i komitetit inaugurues dhe Maju Varghese si drejtor ekzekutiv i grupit. Komiteti përurues punon në koordinim me grupin e caktuar nga Kongresi amerikan rreth aranzhimeve për ceremoninë që organizohet në Ëashington, në Kapitol.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!