×
  • Lajme
  • Botë

    Bie ndjeshëm bilanci i coronavirusit në Itali, 92 viktima në 24 orë

    Reporteri
    25 Maj 2020 | 20:12

    Kjo javë e fundit e muajit maj po shënon një reduktim të dukshëm të numrit të viktimave dhe të personave të infektuar me Covid 19 në Itali.


    Në 24 orët e fundit janë regjistruar 92 viktima e 300 raste pozitive më shumë.

    Numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 32,877 e numri i të infektuarve në 230,158.

    Persona aktiv me Covid 19 janë reduktuar në 55,300.

    Numri i pacientëve të shëruar është deri më sot më 141,981 e në 24 orët e fundit janë regjistruar 1,502 të shëruar më shumë.

    Pacientë që po kurohen në repartet e terapisë intesive janë reduktuar në 541.

    Në struktura spitalore po kuorhen 8,185 e në kushte izolimi shtëpiak 46,574. Rajoni i Lombardisë ka regjistruar sot 34 viktima e 148 raste pozitive.

    Deri më sot në Itali janë kryer 3 milionë e 462 mijë e 253 tamponë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!