×
  • Lajme
  • Botë

    Bie ura hekurudhore, disa të vdekur

    Reporteri
    24 Qershor 2019 | 20:34

    Rënia e një ure të vogël përgjatë vijës hekurudhore shkaktoi vdekjen e të paktën pesë personave në Bangladesh, duke plagosur njëqind të tjerë.


    Pesë vagona janë zhvendosur nga shinat dhe njëri ka përfunduar në një kanal. Sipas autoriteteve, rënia e urës ka ardhur si pasojë e peshës.

    Pas aksidentit në Kulaura, në veri-lindje të vendit, trafiku hekurudhor mes kryeqytetit Daka dhe rajoneve veriore është pezulluar.

    Të paktën 21 prej të aksidentuarve në spitalin Sylhet janë në gjendje të rëndë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!