×
  • Lajme
  • Botë

    Bill Clinton tregon se sa e mrekullueshme është Hillary, rrëfen si e fali pas tradhtisë me Lewinskyn

    Reporteri
    22 Janar 2020 | 11:31

    Ish-presidenti amerikan, Bill Klinton ka folur për mirënjohjen e tij që bashkudhëtarja e tij,  Hillary Clinton  nuk e braktisi atë pas lidhjes së tij me Monica Lewinskyn – por pranon se ajo ka vuajtur shumë për këtë vendim, transmeton Reporteri.net.


    Duke mbajtur lotët, ish-presidenti në një dokumentar të ri katër pjesësh flet me admirim për gruan e tij: “Unë isha aq mirënjohëse ngaqë ajo mendoi se ne akoma kishim mundësi për ti rregulluar gjërat. Zoti e di barrën që ajo ka paguar për këtë”, u shpreh ish presidenti amerikan.

    Lajmet për marrëdhënien e presidentit Clinton me praktikanten Monica Lewinsky dominuan axhendën politike të fundit të viteve ’90.

    Fillimisht, Clinton e mohoi se kishte pasur marrëdhënie seksuale me Lewinsky-n, por më pas u detyrua të pranonte “kontaktet fizike intime dhe të papërshtatshme”.

    Deklarata e tij fillestare ishte: “Unë nuk kam pasur marrëdhënie seksuale me atë grua” ka mbetur në memorien kolektive si një nga gënjeshtrat më të mëdha të thëna nga një njeri i politikës.

    Kujtojmë se Dhoma e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara më pas i kërkoi dorëheqjen atëbotë presidentit Clinton pasi filluan hetimet, por Senati refuzoi. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!