×
  • Lajme
  • Botë

    Bolton për idenë e shkëmbimit të territoreve: Grenell nuk e di se çfarë flet

    Reporteri
    15 Korrik 2020 | 10:09

    Ish-këshilltari për Sigurinë Kombëtare në administratën e Trump, John Bolton ka folur edhe një herë për idenë e shkëmbimit të territoreve, për çka nga emisari për dialogun Ricahrd Grenell, u akuzua se kishte qenë ide e tij.


    Bollton ka thënë se ai atë kohë ka pranuar atë zgjidhje që do të ishte e pranueshme për palët, qoftë këtu edhe shkëmbimi i territoreve, transmeton Reporteri.

    Bolton duke komentuar deklaratat e emisarit të Trump për dialogun, Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka thënë se Grenell nuk e ka idenë se për çfarë po flet.

    “Ai me të vërtetë nuk e di se për çfarë po flet. Në kohën në fjalë, edhe evropianët po e konsideronin këtë dhe  shumë morën pikërisht të njëjtin mendim. Unë e kuptoj nga të tjerët në Ballkan shqetësimin se nëse ndryshohen disa kufij, të gjitha kufijtë janë në rrezik, por mendoj se frika është ekzagjeruar”, u shpreh ai në një intervistë për BIRN.

    Kujtojmë se i dërguari special i Trump për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell në një intervistë të mëparshme kishte thënë se ideja e shkëmbimit të kufijve ishte e Bolton dhe jo e Presidentit Trump. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!