×
  • Lajme
  • Botë

    Boris Johnson do të garojë për kryetar të Partisë Konservatore

    Reporteri
    16 Maj 2019 | 21:21

    Deputeti i Partisë Konservatore të Britanisë së Madhe, Boris Johnson ka deklaruar se ai do t’i hyjë garës për kryetar të partisë, pjesë e së cilës ai është.


    Kjo përgjigje erdhi pasi që ai u pyet nga gazetarët mbi dështimin që po e tregon Partia Konservatore për zgjedhjet e ardhshme evropiane, raporton Euronews.

    “Sigurisht që do të garoj” tha Johnsonn për BBC.

    Deklarimi i Johnsonn erdhi pasi që kryetarja e tanishme e partisë, Theresa May, deklaroi se nuk do të garoj për herë të dytë, për shkak të pakënaqësive ndaj saj.

    Pas një takimi të Komitetit të Partisë Konservatore këtë të enjte, kryetarja May deklaroi se ajo është e hapur për zgjedhje të reja brenda partisë, për shkak se sipas saj duhej një ndryshim i madh, sepse sondazhet tregojnë se qytetarët nuk janë të kënaqur nga lidershipi i partisë.

    “Ne u pajtuam për ta caktuar një afat kohor për zgjedhje të brendshme partiake, por kjo nuk do të ndodhë para zgjedhjeve evropiane” deklaroi Graham Brady, deputet i partisë.

    Boris Johnson, ishte kryetar i Londrës, e më pas edhe Ministër i Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe, deri në korrik të vitit 2018, kur edhe dha dorëheqje nga posti, me arsyen se Theresa May nuk po e respekton vendimin e popullit britanik për të dalë nga Bashkimi Evropian.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!