×
  • Lajme
  • Botë

    Brazili konfirmon vdekjen e parë nga coronavirusi

    Reporteri
    17 Mars 2020 | 18:26

    Brazili ka konfirmuar sot vdekjen e parë nga coronavirusi, raporton Reuters.


    Kongresi në Brazil anuloi një seancë të përbashkët për shkak të mungesës së kuorumit, ndërsa i gjithë vendi është bllokuar nga epidemia në rritje, përcjell Telegrafi.

    Megjithëse ende nuk janë raportuar detaje për personin i cili ndërroi jetë, në Brazil deri më tani janë konfirmuar 321 raste nga coronavirusi.

    Në të gjithë botën virusi ka prekur 189,469 persona, ndërsa 7,505 të tjerë kanë ndërruar jetë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!