×
  • Lajme
  • Botë

    Brigjet e Greqisë mbushen me trupa emigrantësh të mbytur

    Reporteri
    07 Prill 2019 | 20:44

    Gjatë 24 orëve të fundit tre trupa të pajetë janë gjetur në plazhet e Rodosit në Greqi.


    Pas trupi të parë të gjetur ditën e shtunë pasdite në brigjet mes Afandou he Kolymbias edhe dy trupa të tjerë janë gjetur mëngjesin e sotëm.

    Sipas Radiaki.gr dy trupat e tjerë janë gjetur njëri në Glystra Afandou ndërsa tjetri në Faliraki pranë hotelit Pegasus.

    Dyshohet se tre personat e mbytur janë emigrantë, ku njerit prej tyre i është gjetur edhe një kartë telefonike turke, transmeton shqiptarja.com.

    Viktima që u gjet këtë mëngjes në Faliraki kishte veshur një xhaketë të zezë dhe një kostum të zi, ndërsa trupi i gjetur dje ishte rreth 1.80 metra fizik normal, veshur pantallona të zeza , rrip të zi, këpucë të zeza sportive, këmishë të bardhë.

    Hetimet po kryhen nga Autoriteti Qendror i Portit të Rodosit, ndërsa trupat e tyre do të transferohen për shqyrtim nga mjeku ligjor.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!