×
  • Lajme
  • Botë

    Britanikut i vritet tërë familja në Sri Lankë: I gjakosur bridhte rrugëve në kërkim të tyre derisa mori vesh të vërtetën e dhimbshme

    Reporteri
    23 Prill 2019 | 14:27
    Britaniku Ben Nicholson humbi tërë familjen në sulmin terrorist që ndodhi dy ditë më parë në Sri Lanka. Gruaja e tij Anita Nicholson, 42 vjeçar, djali Aleks (11) dhe vajza Anabela u vranë  derisa po prisnin të radhë për një racion mëngjesi në hotelin Shangri-La në në momentin kur filluan shpërthimet, transmeton Reporteri.net.

    Nikolson pas shpërthimit filloi kërkimet për më të dashurit e tij. Plotësisht i gjakosur po bredhte rrugëve të qytetit duke pyetur nëpër spital për çfarëdo gjurme nga familja e tij.

    Pas sulmeve, Ben e kishte të pamundur ta gjente gruan dhe fëmijët, dhe shkoi së pari në spitale e pastaj në morg, ku edhe gjeti trupin e vdekur të djalit Aleks.

    “E pashë se si sillej i humbur nëpër korridorin e spitalit, i gjakosur i tëri. Shkonte lart-poshtë. Foli me mua dy herë, më pyeti për familjen e tij. Edhe pse kishte gjak pothuajse në tërë trupin, ai nuk ndalonte së kërkuari familjen. Nuk vraponte, nuk qante. Ishte i shokuar. Fliste vetëm për gruan dhe fëmijët. Na vinte keq për të, por ishim të rrethuar me kaq shumë viktima dhe njerëz të lënduar sa nuk kemi pasur kohë për bisedë më të gjatë me të. Së shpejti u largua nga spitali”, tha Puspa Zojsa, shef i shërbimit emergjent në spital.

    “Për fat të keq shpejt e mora vesh se mes tetë britanikëve të vrarë është edhe familja e tij tre anëtarëshe. Vajza dhe gruaja e tij ishin shpallur të vdekura para se të gjendej djali Aleks në morg”, thotë Sakaja Vikramanajake, avokate e cila i ndihmoi britanikut t’i gjente të dashurit e tij.

    Ben dhe Anita punonin në Singapor si avokatë, kurse në Sri Lankë kishin ardhur me fëmijët në pushime. Familja Nikolson janë vetëm një nga familjet që u shuan në sulmet terroriste në këtë shtet.

    Miliarderi danez dhe gruaja e tij po ashtu kanë humbur tre nga katër fëmijët e tyre.  Studentja nga Londra, Nisana Majadume dhe nëna e saj Santa po ashtu mbetën të vdekura në masakër. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!