×
  • Lajme
  • Botë

    Britanisë i mundësohet shtyerja Brexitit për referendumin e dytë

    Reporteri
    31 Mars 2019 | 12:09

    Liderët e Bashkimit Evropian po përgatitetn për t’ia mundësuar Britanisë së Madhe shtyrjen e Brexitit për të ofruar kohë që të mbahet referendumi i dytë lidhur me daljen e vendit nga BE-ja.


    Pasi deputetët e kuvendit britanik e refuzuan marrëveshjen aktuale të kryeministres May për herë të tretë, Bashkimi Evropian thirri samit të jashtëzakonshëm për datën 10 prill, vetëm dy ditë para afatit të fundit për largim të Britanisë nga BE-ja.

    Zyrtarë të lartë në Bruksel, të cilët janë të afërt me liderët, kanë thënë se Britanisë së Madhe do t’i ofrohej më shumë kohë në rast se në tavolinë shtrohen opsione të qarta, përfshirë zgjedhjet e parakohshme dhe referendumin.

    Sidoqoftë, Bashkimi Evropian e ka paralajmëruar Britaninë se shtyrja e mundshme e Brexitit do ta obligonte këtë shtet që të marrë pjesë në zgjedhjet e Parlamentit Evropian, të cilat do të mbahen në fund të muajit maj.

    Kryeministrja May po e shqyrton mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme si mënyrë për zgjidhjen e çështjes së Brexitit. Në anën tjetër, zyrtarët e Brukselit kanë thënë se koha shtesë për Britaninë do të justifikohej edhe në rast të mbajtjes së referendumit të dytë.

    Një zyrtar i lartë i BE-së ka thënë se ekzistojnë tri arsye për shtyrje të Brexitit: Zgjedhjet e përgjithshme, mbajtja e referendumit të ri ose arritja e konsesusit politik për ta siguruar shumicën e votave, shkruan “Independent”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!