×
  • Lajme
  • Botë

    Brnabiq në përvjetorin e tabloidit serb ku drejtori feston si i çmendur: Kryeministre kush është i malit këtu? |VIDEO

    Reporteri
    19 Qershor 2019 | 12:57

    Tabloidi serb Informer, i cili vazhdimisht shpifë për shqiptarët, ka shënuar përvjetorin e themelimit, në një festë të çmendur, e ku ka marrë pjesë edhe kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq.

    Në festën e gazetës Informer, e njohur për lajme të rrejshme, dhe e kontrolluar nga qeveria e Serbisë, drejtori i kësaj gazete Dragan Vuciceviq, shihet në një video teksa feston si njeri i çmendur duke mbajtur sipër duarve një ulëse të karrige të gjatë e cila shfrytëzohet për t’u ulur disa persona, shkruan reporteri.net.

    Brnabiq, javë më parë kishte fyer shqiptarët, duke thënë se janë të zbritur nga mali. Ndërsa, në këtë rast, kryeministres serbe me arsye mund t’i shtrohet pyetja se kush është i malit në këtë rastt, shqiptarët, apo serbët, ku edhe një person që pretendon të jetë intelektual, bën veprime të çmendura në publik, e edhe në prezencë të numrit dy të shtetit serb.

    Për më tepër, në këtë festë sipas mediave serbe, kanë qenë prezentë edhe dy serbë nga Kosova, të akuzuar për vrasjen e liderit të serbëve të Kosovës, Oliver Ivanoviq. /reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!