×
  • Lajme
  • Botë

    Bullgaria në karantinë të ashpër nga e premtja

    Reporteri
    25 Nëntor 2020 | 22:40

    Propozimi erdhi nga ministri i Shëndetësisë së Bullgarisë Kostadin Angelov me 23 nëntor, ku i propozoi qeverisë që të vendosë një Lockdown për shkak të përhapjes së koronavirusit, ndërkohë që spitalet po përpiqen të përballojnë situatën me pacientët e shtruar.


    Bullgaria u rendit e para në Europë për nga % e njerëzve që kanë vdekur nga koronavirusi në raport me popullsinë, ndërsa rastet ditore mbeten alarmante, me 4000 në ditë.

    Pas miratimit të qeverisë, nga dita e premte do të jenë këto rregulla:

    -Mbyllen të gjitha shkollat, kopshtet, restorantet dhe dyqanet

    -Përjashtohen nga mbyllja dyqanet ushqimore dhe shërbimi delivery.

    -Klubet e natës dhe ambientet sportive do të mbyllen gjithashtu.

    -Mbledhjet private do të jenë të kufizuara në 15 persona.

    -Qendrat Tregtare do të mbyllen.

    -Qytetarët këshillohen të qëndrojnë në shtëpi dhe të mbajnë maskë kur dalin jashtë.

    Masat e reja hyjnë në fuqi nga 27 nëntori. Ministri Angelov tha se shpresonte që masat të japin rezultate brenda 21 ditësh dhe më pas të hiqen për Krishtlindje. Ai i ka kërkuar qeverisë që të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme nga pandemia me katër muaj, deri në fund të marsit 2021.

    Kryeministri i Bullgarisë Boiko Borisov tha në konferencë për shtyp: Vetëm një gjë është provuar të ketë ndikim në COVID-19 – zvogëlimi i kontakteve sociale ose karantinës. Për të lehtësuar presionin mbi spitalet që janë në prag të kolapsit, ne do vendosim bllokimin për tre javë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!