×
  • Lajme
  • Botë

    Një person ia vë vetes flakën para Shtëpisë së Bardhë

    Reporteri
    29 Maj 2019 | 23:03

    Një njeri i paidentifikuar i ka vendosur vetes flakën të mërkurën pasdite para syve të qindra të pranishmëve në parkun Ellipse në qendër të Uashingtonit, pak metra lart Shtëpisë së Bardhë.


    Ellipse është një zonë parku prej 52 hektarësh që shtrihet në jug të Shtëpisë së Bardhë, në zemër të Uashingtonit, ndërsa akti i rëndë u ndërmor në kulmin e lëvizjes së turistëve dhe qytetarëve.

    Zëdhënësi i Shërbimit Sekret Jeffrey Adams tha në një deklaratë se oficerët “u përgjigjën në sekonda” pasi “individi mashkull po digjej nën flakë”.

    “Ai është duke u transportuar në një spital lokal”, shtoi Adams.

    Një zëdhënës i Departamentit të Zjarrfikësve të Uashingtonit tha për CNBC se “unë mund të konfirmoj që kemi transportuar një pacient me djegie nga Ellipse dhe ne jemi tani në vendin e ngjarjes që të ndihmojmë forcat e zbatimit të ligjit”, duke iu referuar policisë së Parkut dhe oficerëve të Shërbimit Sekret të SHBA.

    Alina Berzins, një studente në moshën 17 vjeçare nga Lorton, Virxhinia, tha për CNBC se ajo ishte duke vizituar Uashington DC me dy nga kushërinjtë e saj nga Bolivia, kur pa burrin duke u djegur në Ellipse.

    “Ai filloi të vrapojë, dhe pastaj e pamë atë të mbuluar me flakë. Ai filloi të ecë dhe pastaj policët filluan të vinin në zonë dhe ai u shemb në tokë”, u shpreh ajo.

    Berzins tha se ajo dhe kalimtarët e tjerë në zonë ishin të tronditur nga ajo çfarë panë. “Të gjithë ishin në shok”, tha Berzins.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!