×
  • Lajme
  • Botë

    Burri i liruar nga karantina e koronavirusit nuk mund të ndalojë kollitjen gjatë intervistës në TV

    Reporteri
    28 Shkurt 2020 | 22:22

    Një burrë që sapo doli jashtë karantinës për koronavirusin ka ngritur shqetësim te njerëzit pasi filloi të kollitet gjatë një interviste në Fox News.


    Frank Wucinski dhe vajza e tij tre vjeçare Annabelle u shfaqën në televizionin amerikan të premten në mëngjes për të diskutuar përvojën e familjes në karantinën në San Diego, shkruan Gazeta Online Reporteri.

    “Fizikisht jemi shkëlqyeshëm,” tha ai në këtë intervistë.

    Vjehrri i tij kishte vdekur në Kinë nga COVID-19, emri zyrtar i sëmundjes së shkaktuar nga koronavirusi.

    Familja u kthye në Kaliforni gjatë kulmit të shpërthimit të virusit dhe ata u vendosën menjëherë në izolim për shkak të kontaktit të tyre me vjehrrin e Wucinskit. Kur Annabelle u kollit përpara stafit mjekësor, Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve sugjeroi që familja të qëndronte në izolim për më gjatë.

    “Për fat të mirë nga sa kuptoj,” tha Wucinski, dhe filloi të kollitej. Më pas ai vazhdoi të thotë se “Virusi është ngjitës, por shkalla e vdekjes është mjaft e ulët”.

    Ai u kollit përsëri para se të thoshte: “Po, unë e kuptoj frikën”.

    Ai siguroi nikoqirët e Fox se ai ishte testuar dy herë për virusin, dhe rezultatet dolën negative në të dy herët. Ai më pas ndaloi të pijë nga shishja e ujit të vajzës së tij, të cilën ajo e fuste përsëri në gojë pasi mori nga babai.

    Simptomat e koronavirusit përfshijnë ethe, kollë, gulçim dhe vështirësi në frymëmarrje, sipas Organizatës Botërore të Shëndetit. Virusi është i lidhur ngushtë me sindromën e rëndë të frymëmarrjes akute (SARS) dhe deri më tani është përgjegjës për 2,861 vdekje në të gjithë botën. Ka pasur 59 raste të raportuara në Shtetet e Bashkuara. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!