×
  • Lajme
  • Botë

    Burri që i mbijetoi kancerit dy herë, fiton 4.6 milionë dollarë në llotari

    Reporteri
    22 Shtator 2019 | 11:34

    Një burrë që i mbijetoi kancerit jo një herë, por dy herë, së fundmi bleu një biletë lotarie dhe fitoi miliona dollarë.


    Stu MacDonald, nga Bend, Oregon, fitoi më 7 shtator, thanë nga lotaria.

    MacDonald bleu biletën javore dhe çdo herë gruaja e tij, Claudia, do të thoshte: “Merr biletën fituese”.

    Por, kur ai shkoi për të blerë biletën e tij në fillim të këtij muaji, ajo harroi të thoshte të zakonshmen.

    Për fat të mirë, ajo vlejti 4.6 milionë dollarë.

    “Unë jam një person shumë me fat”, tha MacDonald. “Kam mbijetuar dy herë nga kanceri dhe jam këtu. Kjo është e mrekullueshme”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!