×
  • Lajme
  • Botë

    Burri vret bashkëshorten dhe katër fëmijët

    Reporteri
    17 Shtator 2019 | 23:13

    Një burrë pësoi një aksident me furgon. Polici që erdhi në vendngjarje vuri re një erë kutërbuese nga furgoni. “Duhet të më vini prangat”, i tha policit shoferi i aksidentuar, i cili mbante në makinë trupin e gruas të vrarë që gjashtë javë më parë.


    Ngjarja ndodhi në Florida të SHBA-ve, dhe tragjedia e tmerrshme nuk mbaroi me aq. Gruaja e tij ishte shpallur e zhdukur bashkë me katër fëmijët.

    Pasi u arrestua, burri tregoi se ku kishte fshehur edhe trupat e katër fëmijëve të tij, nga 1 deri në 10 vjeç.

    Kreu i policisë së qytetit ku ndodhi ngjarja dha një deklaratë shumë të shkurtër për mediat: “Nuk e dimë se ç’e ka shtyrë, por në kokën e tij ka diçka shumë të ligë që e ka nxitur për këtë krim, dhe si e tillë do të dënohet. Si baba, më është thyer zemra. Si polic, jam shumë i inatosur”, tha ai.

    38-vjeçari Majkëll Uejn Xhons Xhunior nuk ka treguar se pse e vrau gruan 32-vjeçare, Kejsi Xhons; dhe fëmijët Kameron (10 vjeç), Preston (5), Merkalli (2) dhe Ajana (1).

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!