×
  • Lajme
  • Botë

    Çdo gjë që duhet të dini për Julian Assange

    Reporteri
    12 Prill 2019 | 21:01

    Kush është Julian Assange, pse ai qëndroi në ambasadën e Ekuadorit në Londër për 7 vjet dhe çfarë do të ndodhë me të tani?


    Themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange u arrestua të enjten teksa po qëndronte brenda ambasadës së Ekuadorit në Londër, pasi iu refuzua shtetësia nga qeveria e Ekuadorit.

    Kush është Julian Assange?

    Assange është një 47 vjeçar nga Australia i cili e themeloi organizatën jo-fitimprurëse WikiLeaks e cila publikoi materiale sekrete të qeverisë amerikanë.

    Në vitin 2010, WikiLeaks publikoi një sërë dokumentesh sekrete ushtarake. Në nëntor të atij viti, u publikuan 250.000 dokumente, të cilat përmbanin edhe mesazhet të cilat i ishin dërguar ambasadorëve të SHBA’së nëpër botë. Shumë dokumente që datonin nga viti 1966 e deri në shkurt të vitit 2010, ishin bërë të qasshme për publikun, ku edhe qeveria e SHBA’së e cilësoi si kërcënim të sigurisë kombëtare.

    Përse ishte Julian Assange në ambasadën e Ekuadorit?

    Një urdhër arrest për të u lëshua nga prokuroria suedeze, me pretendimet se ai e kishte përdhunuar një grua atje. Por ai i kishte mohuar akuzat.

    Pasi u kthye në Britani, ai frikësohej se nëse do ekstradohej në Suedi, e më pas do të ekstradohej në SHBA, ku atje pritej që të përballej me akuza të publikimit të informacioneve sekrete.

    Kur doli përpara gjykatës në Britani, atij iu kumtua lajmi nga gjykatësi se është vendosur se ai do të ekstradohej në Suedi. Kur e mësoi këtë lajm, ai në vitin 2012, papritur hyri brenda në ambasadën e Ekuadorit, ku edhe iu ofrua azili politik, dhe qëndroi aty deri sa u arrestua.

    Përse u largua nga ambasada?

    Që nga koha e dhënies së azilit nga qeveria e Ekuadorit, autoritetet britanike ishin në kontakt të vazhdueshëm me qeverinë e Ekuadorit, duke i kërkuar që t’ia refuzojnë shtetësinë.

    Duke folur për arrestimin e Assange, ministria e punëve të jashtme të Britanisë së Madhe njoftoi se: “Ngjarjet e sotshme janë rrjedhojë e një dialogu të vazhdueshëm mes dy vendeve tona”.

    Që nga ndërrimi i administratës qeveritare në Ekuador, ka pasur raste kur marrëdhëniet mes qeverisë së Ekuadorit dhe Assange ishin mjaftë të tensionuara.

    Përse e kërkojnë amerikanët?

    Edhe pse u nxor nga ambasada, sipas raportimeve të gazetave britanike, konfirmohet se SHBA’ja ka kërkuar që Assange të arrestohet dhe të ekstradohet në Amerikë.

    Ditën e arrestimit, Departamenti Amerikan i Drejtësisë, njoftoi për akuzat me të cilat do të përballet Assange në Amerikë. Këto akuza janë thyerje e fjalëkalimeve të kompjuterëve dhe publikimi i informacioneve sekrete të qeverisë amerikane. Ai përballet me maksimum pesë vite burgim.

    Çfarë do të ndodh me të tani e tutje?

    Assange në momentin që u arrestua, u dërgua në gjykatën e Londrës, ku me këtë rast i mohoi akuzat se ai ka tentuar që t’i ikë drejtësisë. Për këtë veprim ai përballet me 12 muaj burgim në Britani.

    Ai do të shfaqet në gjykatë më 2 Maj të këtij viti. Mësohet se gjykatës do t’i kërkohet nga prokuroria transferimi për në SHBA, kërkesë kjo që pritet të hasë në rezistencë nga mbrojtja e Assange.

    A mundet Assange të apelojë vendimin në rast se vendoset të ekstradohet?

    Po, ka shumë nivele të apelit në të cilat ai mund të ankohet përpara se të merret vendimi final. Në fakt, e njëjta gjë ndodhi edhe në vitin 2012, ndërkohë kur gjykata po merrej me apelin e tij, ai u strehua në ambasadën ekuadoriane.

    Ai mund të apelojë, por kësaj radhe me gjasë policia do të jetë më e kujdesshme për ta mos e lejuar atë që të hyjë në dyert e ndonjë ambasade tjetër.

    A mundet që Assange të ketë akuza tjera në momentin që ekstradohet në SHBA?

    Praktikat normale në kësi lloj raste, janë që personi që ekstradohet mund të përballet vetëm me akuzat që janë ngritur para ekstradimit. Por kjo nuk do të thotë që nuk ka mundësi që të ketë akuza tjera.

    Ekzistojnë dy mundësi. E para është se nëse vërtetohet se ai ka publikuar informacione të tjera që nga koha e ekstradimit, ai mund të përballet edhe me akuza të reja. Pra nëse ai do të ekstradohet në një ditë të caktuar, e nëse pas asaj dite WikiLeaks publikon informacione të reja sekrete të SHBA-së, akuza të reja mund të ngritën.

    Dhe e dyta, në momentin që ai e përfundon kohën pesë vjeçare në burg, ai ka nuk ka të drejtë të largohet nga vendi, e nëse e bën një veprim të tillë, ai përsëri do të thyej ligjin dhe do të burgosej sërish.

    Çka po ndodh me hetimet në Suedi?

    Menjëherë pas arrestimit të tij, prokuroria suedeze, kërkoi nga gjykata britanike, ekstradimin e Assange, për arsye se ai përballet me akuza për përdhunim të një gruaje në Suedi.

    Por në vitin 2017, prokuroria suedeze e pushoi rastin, për arsye se ai tashmë kishte azil në ambasadën ekuadoriane. Por akuzës i skadon afati në qershor të vitit 2020, andaj prokuroria mund ta rihap rastin e pushuar në vitin 2017.

    Tani Assange përballet me dy kërkesa ekstradimi, në SHBA dhe Suedi. Çka do të ndodhë me të, a do të ekstradohet në SHBA apo Suedi, apo do të qëndrojë në Britaninë e Madhe, e gjitha kjo varet nga vendimi i gjykatës së Londrës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!