×
  • Lajme
  • Botë

    Çekia vendos orë policore për një javë

    Reporteri
    27 Tetor 2020 | 14:24

    Qeveria e Çekisë vendosi orë policore nga 21:00 deri në 05:00 si masë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.


    Kjo masë do të jetë në fuqi deri më 3 nëntor.

    Dyqanet me pakicë që ende funksionojnë nën kufizimet aktuale duhet të mbyllen deri në orën 20:00. Të dielave gjithçka duhet të jetë e mbyllur , me përjashtim të pikave të karburantit, farmacive ose dyqaneve në stacionet e trenit dhe pikat e tjera të udhëtimit.

    Qeveria ka shtuar kufizimet tre herë në dy javët e fundit për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve.

    Rritja e rasteve, të cilat kanë qenë mesatarisht mbi 12.000 në ditë, gjatë javës së kaluar, në vendin me 10.7 milionë banorë, do të ngarkojë edhe më shumë kapacitetet spitalore.

    Ministri i Shëndetësisë i Çekisë, Roman Prymula, tha se masat e vendosura deri më tani siç është mbyllja e bareve, restoranteve, dyqaneve për shitje me pakicë dhe shkollave – nuk kishin arritur të ulnin shkallën e infeksionit.

    Republika Çeke njoftoi të martën për 10.273 raste të reja me COVID-19.

    Ky vend ka pasur normat më të shpejta të infeksionit në Evropë gjatë dy javëve të fundit, sipas të dhënave të Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), me 1,324 raste për 100,000 banorë.

    Në total, Republika Çeke ka regjistruar 268.370 raste të të infektuarve me koronavirusin e ri./Rel

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!