×
  • Lajme
  • Botë

    Cikloni “Idai” dyfishon numrin e të vdekurve

    Reporteri
    24 Mars 2019 | 10:18

    Rritet numri zyrtar i viktimave nga cikloni Idai që goditi Afrikën jugore më shumë se një javë më parë.

    Nga 242 të vdekur që ishin raportuar në Mozambik, të shtunën autoritetet folën 417 viktima.

    Të dhënat e fundit e çojnë numrin e përgjithshëm të vdekjeve të regjistruaranë Mozambik, Zimbabve dhe Malavi në rreth 700 njerëz.

    Tensionet pritet të rriten më tej. Stuhia ka vrarë të paktën 259 njerëz në Zimbabve, ndërsa në Malavi 56 vetë vdiqën kur shirat e dendur goditën përpara ciklonit.

    Por Kombet e Bashkuara thanë se zyrtarët do të jenë në gjendje të përcaktojnë bilancin përfundimtar të viktimave sapo ujërat të tërhiqen.

    Zyra e OKB-së për Bashkërendimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) tha të shtunën se lumenjtë Buzi dhe Zambezi rrezikonin të dilnin nga shtrati sërish.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!