×
  • Lajme
  • Botë

    Cikloni rrafshon një qytet të tërë, 138 të vdekur (Video)

    Reporteri
    18 Mars 2019 | 16:42

    Beira, qyteti i dytë më i madh në Mozambik dhe rrethinë, është shkatërruar pothuajse 90 për qind si pasojë e ciklonit të fuqishëm Idai.


    Këto të dhëna janë nxjerrë nga raporti i Kryqit të Kuq Ndërkombëtar dhe Gjysmëhënës së Kuqe (ICRC), ndërkohë që numri i të vdekurve në stuhinë e tmerrshme që ka goditur Mozambikun dhe Zimbabven në ditët e fundit është rritur në 138, transmeton Reporteri.net  

    Cikloni Idai goditi të enjten mbrëma në qendër të Mozambikut, në lindje të Afrikës, dhe më pas vazhdoi të lëvizte drejt Zimbabves fqinje duke shkatërruar rrugët, shkollat dhe shtëpitë.

    https://www.youtube.com/watch?v=B2UkTXSH1os

    Sipas bilancit të fundit të publikuar nga France Press, në bazë të burimeve zyrtare, 68 persona humbën jetën në Mozambik, 55 prej tyre në qytetin port të Beira dhe 70 mbetën të vdekur në Zimbabve.

    Bilanci i mëparshëm ishte 127 të vdekur. “Dëmi i shkaktuar nga Cikloni Idai i cili goditi qytetin Mozambik të Beirit është i madh dhe i frikshëm”, tha ICRC në një deklaratë sot, duke shtuar se “90 për qind e qytetit  Beira dhe rrethina e tij  janë dëmtuar apo shkatërruar”.

    Beira është një qytet prej 530,000 banorësh. Jamie Le Sier nga organizata tha në një deklaratë se mjetet e komunikimit  janë ndërprerë plotësisht dhe rrugët  janë shkatërruar aq shumë saqë disa vende nuk mund të arriheshin. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!