×
  • Lajme
  • Botë

    Çka dimë deri më tash për sulmin në Zelandë të Re?

    Reporteri
    15 Mars 2019 | 12:48

    Dyzet e nëntë  persona kanë mbetur të vrarë si pasojë e dy sulmeve që kanë ndodhur gjatë ditës së sotme në dy xhami të qytetit të Zelandës së Re,  Christchurch. Mes të vrarëve janë 41 njerëz që u vranë në xhaminë Deans Avenue dhe shtatë në Qendrën Islame Linwood. Një tjetër viktimë vdiq më vonë në spitalin e Christchurchm transmeton Reporteri.net


    Spitali i  Christchurch po trajton  gjithsej 48 persona, duke përfshirë mes tyre edhe fëmijë të vegjël për plagë me armë zjarri. Plagët shkojnë nga ato serioze, deri te ato më të vogla.

    Një burrë në 20-at e tij është akuzuar për vrasje dhe do të paraqitet nesër në gjykatën e Christchurch.

    Kryeministrja  e vendit, Jacnda Ardern, e quajti sulmin akt terrorist dhe tha  se  kjo ishte “një nga ditët më të errëta të Zelandës së Re”. Kjo është vrasja më e keqe në historinë e vendit. Ajo e dënoi ideologjinë  që qëndron pas sulmit, duke thënë: “Ju mund të na keni zgjedhur, por ne do të ju rrëzojmë dhe do të ju dënojmë”.

    Dy  persona të tjerë të arrestuar në vendngjarje me armë janë duke u hetuar. Një person i katërt i arrestuar mund të ketë pasur asgjë të bëjë me sulmin, sipas zyrtarëve policor.

    Të dyshuarit ishin të panjohur nga policia. Komisioneri i policisë së Zelandës së Re, Mike Bush, tha se sulmi ishte “shumë mirë i planifikuar”. Ndërkaq Kryeministri Australian Scott Morrison konfirmoi se një nga të arrestuarit ishte  qytetar australian dhe e përshkroi sulmuesin e dyshuar si një “terrorist të dhunshëm ekstremist të krahut të djathtë”.

    Një australian 28-vjeçar, identifikoi veten në internet përpara sulmit si Brenton Tarrant. Tarrant postoi fotografi të shumta të asaj që duket të jetë një makineri e tërë me revole, ndërkohë që përpara sulmit kishte publikuar edhe një manifest 74 faqesh, ku kishte paralajmëruar sulmin.  Policia e Zelandës së Re u kërkoi njerëzve të mos ndajnë “pamjet jashtëzakonisht shqetësuese” lidhur me incidentin, edhe pse disa media tashmë i kanë transmetuar ato.

    Tarrant përshkruan motivet e tij: duke përfshirë  motivet për “krijimin e një atmosfere frike” dhe “nxitjen e dhunës” ndaj muslimanëve  si dhe duke ofruar detaje autobiografike. Ai gjithashtu përmendi veprimet e ekstremistëve të tjerë të djathtë, duke përfshirë sulmuesin e xhamisë Finsbury Park,  Darren Osborne dhe vrasësin masiv norvegjez Anders Behring Brevik.

    Kryeministrja Arden foli për motivin  e sulmuesit, duke thënë se viktimat mund të përfshijnë refugjatë dhe emigrantë. “Ata janë ne”, tha ajo, para se të dërgonte mesazh se “sulmuesit nuk kanë vend në Zelandën e Re”, shkruan Reporteri.net.

    Besimtarëtt brenda njërës prej xhamive kanë folur për terrorin e tyre, ndërsa sulmuesi i armatosur filmoi aktin makabër të tij.

    Dy xhamitë në shënjestër ishin xhamia Al Noor, ku vdiqën 41 persona dhe Qendra Islame Linwood, ku u vranë shtatë persona.

    Ekipi i kriketit i Bangladeshit “u arratis” pasi të shtënat u dëgjuan afër vendit ku ekipi do të luante ndeshjen finale të turneut të Zelandës së Re. Ata u strehuan në dhomat e zhveshjes në Hagley Oval para se të dërgoheshin në hotelin e tyre. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!