×
  • Lajme
  • Botë

    Clinton: Trump është treguar racist

    Reporteri
    15 Korrik 2019 | 23:59

    Ish- Sekretarja e ShBA-ve, Hillary Clinton ka akuzuar presidentin e ShBA-ve, Donald Trump për veprimet e tij raciste ndaj anëtarëve demokratë të Kongresit të cilët janë gra me ngjyrë.


    Ajo përmes një postimi në Facebook, të cilën e ka shoqëruar me një video, ka thënë se këto gra sollën vëmendjen javën e kaluar në që dëshmuan kushtet johumane në kampet e paraburgimit të emigrantëve të kësaj administrate.

    Postimi i Hillary Clinton në facebook:

    Gjatë fundjavës, presidenti bëri veprime raciste ndaj anëtarëve demokratë të Kongresit të cilët janë gra me ngjyrë.

    Le të mos harrojmë se pse ai i sulmonte ata në radhë të parë:
    Ata sollën vëmendjen javën e kaluar pra dëshmuan kushtet johumane në kampet e paraburgimit të emigrantëve të kësaj administrate.

    “Kur këto gra më thoshin se ata ishin futur në një qeli dhe se lavamani i tyre nuk po funksiononte, dhe ne testuam lavamanin vetë dhe lavamani nuk po punonte, dhe atyre u ishte thënë të pinin ujë nga një tualet. Unë u besoj këtyre grave”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!