×
  • Lajme
  • Botë

    Çmenduria e Assange: Momentet kur bënte stërvitje Kung Fu në Ambasadën e Ekuadorit

    Reporteri
    19 Prill 2019 | 19:48

    Sjellja e egër e Juliann Assange gjatë qëndrimit të tij në ambasadën ekuadoriane u kap në kamera dhe është dokumentuar nga Daily Mail.


    Qëndrimi shtatë vjeçar i Assange në ambasadën e Ekuadorit ka rezultuar në rutina të çuditshme ditore. Ai ishte bërë negocentrik i cili po gjente forma të çuditshme për të mbajtur vetën të okupuar, shkruan Daily Mail.

    Një video e re tregon 47 vjeçarin duke u trajnuar me një partner imagjinar, gjatë kohës që ai po stërvitej për arte marciale.

    Sjelljet dhe dukja e jashtme e tanishme e Assange nuk ngjajnë fare me njeriun tepër energjetik që sfidoi disa nga shtetet më të fuqishme të botës me punën e tij në Wikileaks.

    Ai kishte marrë azil në ambasadën e Ekuadorit në Londër në qershor të 2012, kjo për të shpëtuar nga ekstradimi në Suedi ku kërkohet për dhunim dhe sulm seksual. Ai ishte frikësuar se kur të dërgohej në Suedi, SHBA do e ekstradonte dhe do e përndiqte për shumë zbulime të dokumenteve top sekrete të Pentagonit.

    Disa dokumente të siguruara nga Daily Mail, tregojnë që punëtorët në ambasadë shpesh janë ankuar për etikën personale të Assange gjatë qëndrimit të tij aty.

    Edhe Ministri i Punëve të Brendshme të Ekuadorit ka deklaruar se gjendja mentale dhe fizike kishte ndryshuar pas ca kohëve të qëndrimit në ambasadë.

    Ndryshe, pas përjashtimit nga ambasada Assange ka dalë para gjykatës britanike, dhe është dënuar më 12 muaj burg për mos përgjigje ndaj urdhrit të gjykatës.

    Assange gjithashtu po përgatitet për të luftuar ekstradimin në SHBA. Atje përballet me akuza që ka konspiruar me Chelsea Manning për t’u futur në kompjuterë të qeverisë të cilët mbanin informacione të klasifikuara.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!