×
  • Lajme
  • Botë

    Coronavirusi ka vrarë më shumë se 100 mijë amerikanë në pak më shumë se 4 muaj

    Reporteri
    28 Maj 2020 | 9:04

    Më shumë se 100,000 amerikanë kanë vdekur nga coronavirusi i ri. Kjo është gati një e treta e totalit në të gjithë botën.


    Një numër i tillë ka arritur pak më shumë se katër muaj pasi rasti i parë në SHBA u konfirmua dhe dy muaj pasi shumica e shteteve hynë në mbyllje, shkruan Business Insider, përcjell Telegrafi.

    Robert Redfield, drejtori i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, parashikoi në 15 maj se SHBA do të arrinte numrin e të vdekurve 100,000 më 1 qershor.

    Por kjo ndodhi pesë ditë para kësaj.

    Numri prej 100,000 vdekjesh, sipas deklaratave të presidentit Donald Trump më 4 maj, ishte dikur skenari i rastit më të keq për SHBA.

    Tani ekspertët presin që të shohin valët e ardhshme të infeksioneve me coronavirus, që mund të sjellin më shumë vdekje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!