×
  • Lajme
  • Botë

    Coronavirusi, Kina i shpall qentë kafshë shtëpiake që nuk duhet të hahen, e jo bagëti

    Reporteri
    10 Prill 2020 | 8:42

    Kina për herë të parë ka deklaruar se qentë duhet të trajtohen si kafshë shtëpiake, jo bagëti, dhe inicuesit e fushatës shpresojnë se mund të sinjalizojnë fundin e tregtisë brutale të mishit dhe qenve në mbarë vendin.


    Kjo vjen pasi autoritetet kineze kanë vendosur një ndalim të menjëhershëm të ngrënies dhe tregtimit të kafshëve të egra në përgjigje të koronavirusit, i cili konsiderohet se shpërtheu për herë të parë në një treg kafshësh në Wuhan, përcjell Reporteri shkrimet e mediave të huaja.

    “Për sa u përket qenve, përgjatë progresit të civilizimit njerëzor dhe brengës publike dhe dashurisë për mbrojtjen e kafshëve, qentë janë ‘specializuar’ për t’u bërë kafshë shoqëruese, dhe ndërkombëtarisht nuk konsiderohen bagëti, e as në Kinë nuk do të konsiderohen të tillë”, thotë deklarata e  Ministrisë së Bujqësisë të Kinës.

    Qentë në përgjithësi nuk vlerësohen si bagëti në të gjithë botën, dhe Kina gjithashtu nuk duhet t’i menaxhojë ato si bagëti, shton tutje deklarata.

    Njoftimi u publikua  të Mërkurën, krahas një projekt-dokumenti të Katalogut Kombëtar të Burimeve Gjenetike të Blegtorisë dhe Shpendëve – një listë në bazë të së cilës bagëtitë mund të tregtohen ligjërisht për mish, lesh dhe qëllime mjekësore.

    Ndërsa lista zyrtare nuk ka përfshirë kurrë qen ose mace, është hera e parë që autoritetet kineze kanë shpjeguar mosveprimin e tyre. Dokumenti është i hapur për konsultim publik deri më 8 maj.

    Rreth 10 milion qen në vit vriten për tregtinë e mishit të qenve në Kinë, i cili mendohet të konsumohet nga më pak se 20 përqind e popullsisë, sipas Humane Society International (HSI). /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!