×
  • Lajme
  • Botë

    COVAX arrin marrëveshje me Modernën për blerjen e 500 milionë dozave të vaksinave

    Reporteri
    03 Maj 2021 | 16:16

    COVAX do të ketë 500 milionë doza të vaksinës Anti-COVID-19 të Moderna-s, pas një marrëveshjeje të nënshkruar me Aleancën për vaksinat (Gavi).


    Vaksina Moderna administrohet përgjithësisht në dy doza, edhe pse rekomandimet e reja parashikojnë një dozë nëse pacienti ka kaluar COVID-19 së fundi.

    “Marrëveshja përmban gjithashtu mundësi që lejojnë marrjen e mundshme të dozave të vaksinave që janë të përshtatshme për variante të ardhshme”, theksoi organizata Gavi me qendrë në Gjenevë.

    Kujtojmë që edhe Kosova deri në muajin qershor pritet të furnizohet me 100 mijë e 620 doza të vaksinave nga COVAX.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!