×
  • Lajme
  • Botë

    COVID-19, BE siguron edhe 100 milionë doza të tjera shtesë të vaksinës Pfizer

    Reporteri
    19 Prill 2021 | 14:50

    Kompania BioNTech dhe gjiganti i barnave Pfizer, do të furnizojnë Bashkimin Evropian me 100 milionë doza shtesë të vaksinës së prodhuar prej tyre.


    Lajmi është konfirmuar nga CNN, e cila shkruan se BioNTech ka deklaruar se numri i përgjithshëm i dozave që do t’i dorëzohen BE-së, do të jetë 600 milionë.

    “100 milionë doza shtesë… do të ndihmojnë më tej për të mbështetur përshpejtimin e fushatave të vaksinimit në vendet e Evropiane”, u shpreh Sean Marett, shefi i Biznesit dhe një ndër zyrtarët më të lartë të BioNTech.

    “Tani synojmë të shpërndajmë një total prej 600 milionë dozash në BE këtë vit, që mbulon dy të tretat e popullsisë së unionit dhe përfaqëson marrëveshjen më të madhe kumulative të furnizimit… që ne kemi rënë dakord deri më tani globalisht”, shtoi më tej ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!