×
  • Lajme
  • Botë

    Covid-19, Merkel: Vala e tretë do e bënte pandeminë dominuese

    Reporteri
    17 Prill 2021 | 9:26

    “Fatkeqësisht duhet të themi përsëri që situata është serioze, madje shumë serioze. Vala e tretë, do ta bënte pandeminë dominuese. Nuk mund t’i lemë vetëm mjekët dhe infermierët. Duhet mbështetje”. Kështu deklaroi kancelarja Angela Merkel në në Parlament, ndërsa paraqiti ndryshimet në ligjin për pandeminë që parashikon futjen në nivelin federal të “frenave të emergjencës”.


    Merkel përmendi shifrat e shtretërve të zënë në terapinë intensive dhe shtoi: “Ne nuk mund t’i lëmë vetëm mjekët dhe punonjësit shëndetësorë. Ata nuk mund ta fitojnë vetëm këtë betejë. Ata kanë nevojë për mbështetjen e shtetit, politikës, shoqërisë, ne qytetarëve, të gjithëve ne. Virusi nuk lejon asnjë hezitim. Çdo vonesë do të thotë vetëm humbje kohe. Virusi kërkon vetëm një gjë: vendosmërinë dhe çdo ditë ka rëndësi”, shtoi ajo. Kancelarja më pas kërkoi mbështetjen parlamentare për këtë shtesë të rëndësishme në ligjin e mbrojtjes shëndetësore.

    Angela Merkel mbrojti idenë e mbylljes si një nga masat për të ndaluar valën e tretë të pandemisë në Gjermani: “Nuk është një shpikje e re dhe nuk është një ilaç”, u tha ajo eurodeputetëve. “Është një mjet që mund të jetë i dobishëm në kombinim me të tjerët”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!