×
  • Lajme
  • Botë

    COVID-19 vijon përhapjen, mbi 43 milionë raste në mbarë botën

    Reporteri
    25 Tetor 2020 | 18:25

    Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 43 milionë.


    Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë, deri më tani në mbarë botën janë regjistruar 43,164,251 raste me COVID-19.

    Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 8,844,840 raste deri më tani.

    Pas SHBA-së, 10 vendet e para me më shumë raste janë India, Brazili, Rusia , Spanja, Franca, Argjentina, Kolumbia, Meksika, Peruja dhe Britania e Madhe.

    Pas shfaqjes për herë të parë në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, COVID-19 u përhap në mbarë botën.

    Deri më tani jetën e kanë humbur 1,157,202 persona. Ndërkohë, 31,801,369 njerëz janë shëruar nga virusi ndërsa ende vazhdojnë trajtimin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!