×
  • Lajme
  • Botë

    Dalin në dritë detaje të reja nga vdekja e agjentit britanik

    Reporteri
    11 Nëntor 2019 | 23:58

    Dalin në dritë detaje të reja nga vdekja e ish-oficerit të trupave ushtarake rritanike, James Le Mesurier, në Stamboll.


    Mediat turke shkruajnë se në fytyrën e 48-vjeçarit janë konstatuar prerje të shkaktuara nga një mjet prerës, ndërsa duart dhe këmbët e thyera.

    Misteri rreth vdekjes së tij sa vjen dhe shtohet, ndërsa trupi i viktimës është dërguar për ekspertizë mjekoligjore.

    Policia turke vijon hetimet për ngjarjen. Kreu i organizatës “Helmetat e bardha” dhe ish-agjenti britanik u gjet i pajetë në rrugën pranë xhamisë Kılıç Ali Pasha në Stamboll rreth orës 05.30 nga besimtarë të cilët po dilnin nga falja.

    Ata njoftuan më pas policinë.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!