×
  • Lajme
  • Botë

    Dalin pamje nga varrimi i pesë shkencëtarëve që vdiqën nga shpërthimi i reaktorit bërthamor në Rusi

    Reporteri
    14 Gusht 2019 | 16:13

    Pesë shkencëtarë rusë mbetën të vdekur dhe disa të tjerë u plagosën pas shpërthimit të një rakete në një zonë testimesh në Rusi.


    Sipas kompanisë shtetërore bërthamore Rosatom, ngjarja e rëndë ndodhi gjatë testimit të motorëve të një rakete. Kompania ka njoftuar se personat që humbën jetën si dhe ata që u plagosën duke marrë djegie të rënda ishin pjesë e stafit të kompanisë, transmeton Reporteri.net.

    Sot janë publikuar edhe pamjet e ceremonisë së varrimit të tyre.

    Njoftohet se shkencëtarët e vrarë janë Alexey Vyushin, Yevgeny Koratayev, Vyacheslav Lipshev, Sergey Pichugin dhe Vladislav Yanovsky.

    Sarov, i njohur gjatë Luftës së Ftohtë si Arzamas-16, është një nga qytetet sekrete të Rusisë. I mbyllur për të huajt dhe i arritshëm vetëm me leje speciale, Sarov ka shpallur ditë zie lidhur me këto vdekje tragjike.

    Mënyra se si u mbajt sekret ky incident nga ana e qeverisë së presidentit rus Vladimir Putin ka nxitur spekulime për shkakun e aksidentit.

    Sipas ekspertëve, niveli i radioaktivitetit menjëherë pas incidentit ishte shumë i lartë çka u pranua edhe nga kompania, të cilët më pas larguan njoftimin në lidhje me këtë çështje.

    Autoritetet ruse bëjnë kishin mohuar zërat se shpërthimi lëshoi ndonjë material të dëmshëm në atmosferë apo rrezatim bërthamor.

    Në anën tjetër  shoqata Grinpis deklaron se prania e radioaktivitetit vijon të jetë 20 herë më lartë se normalja dhe ka ftuar autoritetet ruse të marrin parasysh rekomandimin e saj./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!