×
  • Lajme
  • Botë

    Dalin rezultatet: Donald Trump rezulton negativ për Koronavirus

    Reporteri
    15 Mars 2020 | 1:16

    Shtëpia e Bardhë njoftoi të shtunën se presidenti amerikan, Donald Trump rezulton negativ pas testit të coronavirusit. Testi u bë pas lajmeve se zoti Trump ishte ekspozuar ndaj COVID-19.


    Presidenti Trump njoftoi se kishte bërë testin gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë ku u publikuan të dhënat e fundit mbi situatën e krijuar në vend si rezultat i pandemisë dhe ecurisë së disa masave të marra në kuadër të shpalljes së emergjencës kombëtare.

    Të premten në konferencën ku u njoftua emergjenca kombëtare, Presidenti Trump shkaktoi habi kur shtrëngoi duart me një numër drejtuesish në kundërshtim me rekomandimet e zyrtarëve të shëndetit publik, veçanërisht pas njoftimeve se ai vetë ishte ekspozuar ndaj virusit.

    Siç u zbulua, katër anëtarë të një delegacioni brazilian që darkuan me Presidentin Trump fundjavën e kaluar në Mar-A-Lago kanë rezultuar të gjithë ishin pozitivë me coronavirus.

    Presidenti Trump u pyet nga gazetarët nëse po tregohej egoist duke mos u testuar.

    “Nuk kam thënë se nuk do të testohem… Me të gjitha gjasat, po… Së shpejti… Po punojmë për një axhendë“, u përgjigj ai.

    Por më vonë, pas kësaj deklarate mjeku personal i presidentit qarkulloi një letër ku thuhej se zoti Trump ka rrezik të ulët për t’u prekur nga virusi pasi ndërveprimet e tij me zyrtarët brazilianë ishin të kufizuara dhe se ato ndodhën përpara se ata zyrtarë të shfaqnin ndonjë simptomë.

    Mjeku i presidentit tha gjithashtu se nuk ka nevojë që zoti Trump të futet në karantinë dhe se madje ende nuk sugjerohet një testim i tij për virusin COVID-19.

    Por të shtunën ishte vetë presidenti Trump që njoftoi lajmin se të premten në mbrëmje ai kishte kryer testin për koronavirus. /VOA/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!