×
  • Lajme
  • Botë

    Dasma në luftë, nusja fotografohet para shtëpisë së bombarduar

    Reporteri
    07 Prill 2019 | 9:41

    Një nuse është paraqitur pranë shtëpisë së saj të bombarduar në ditën e dasmës së saj mes tensioneve në rritje midis Izraelit dhe Palestinës.


    Shayma Al-Huwaity, 20 vjeçare qëndron duke valuar flamurin e Palestinës, pranë shtëpisë së prindërve në qytetin e Gazës, e cila u dëmtua gjatë një sulmi ajror izraelit në një vend afër Hamasit.

    Besohet se shtëpia u shkatërrua pasi forcat ushtarake izraelite sulmuan objektiva në të gjithë Gazën në përgjigje të një sulmi me raketa në një shtëpi izraelite të hënën e kaluar.

    Partia qeverisëse e kryeministrit, Benjamin Netanyahu nuk ka ofruar plan për atë që shumë besojnë se është problemi më ekzistencial i vendit. Megjithatë, ky çift vendosi të martohet dhe të paraqesin gjendjen e tyre të shkatërruar nga lufta.

    Anëtarët e familjes shihen kur çifti i ri largohet nga vendi. Nuses i jepet një xhaketë ngjyrë kafe ndërsa drejtohet nga makina e dasmës së saj me një buqetë mbi të. Sfondi tregon ndërtesat e bombarduara në qytetin e Gazës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!